Vetëplagosja e 18-vjeçares në Tiranë, arrestohet i dashuri i saj 22-vjeçar

22-vjeçari Erisjaldo Gjuta është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas plagosjes së të dashurës së tij 18-vjeçare. Ai është arrestuar nën akuzat për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

I riu është nipi i Vladimir Gjutës dhe ngjarja ka ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku 18-vjeçarja u plagos me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.

Të Fundit