Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat e Beratit, ku theksoi rolin thelbësor të tyre në transformimin e vendit dhe në suksesin e Partisë Socialiste. Ai deklaroi me krenari se në skuadrën e 11 majit janë përfshirë 71 gra dhe vajza, ndërsa në listat zgjedhore të mbyllura, 52% janë femra.
“Vetëm me gratë mundim kënetën! Kjo është një betejë historike dhe gratë janë forca që e transformon Shqipërinë. Në PS po shkojmë drejt barazisë së plotë, madje do të ishte edhe më mirë të kemi një më shumë gra se burra.”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se përfshirja e grave dhe vajzave në politikë nuk është vetëm një çështje raporti gjinor, por një hap konkret drejt ndryshimit të modelit të qeverisjes dhe vendimmarrjes në vend.