Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergys Agasit, duke kaluar dosjen te SPAK.
Çështja lidhet me rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta, të cilat u sekuestruan gjatë hetimeve për abuzime me tenderat e AKSHI-t, por që brenda 24 orëve u zhdukën nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës. Në kërkim është shpallur i afërmi i tij, Eno Agasi.
Gjatë operacionit u njoftua se do të hetohej edhe roli i doganave dhe institucioneve të tjera që kishin ruajtjen e mallrave. Vlera e verës së zhdukur, sipas përllogaritjeve paraprake, është mbi 1.3 milion euro.



