Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga Roma ka zhvilluar një intervistë ku ka folur lidhur me mbledhjen e kësaj të enjte që po zhvillohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Vengu u shpreh se kjo është e para mbledhje e këtyre përmasave.
Sipas tij kjo mbledhje është pasqyrim i rritjes së marrëdhënieve dy palëshe gjatë viteve të fundit në rrafshin e investimeve italiane në Shqipëri ose bashkëpunimit ushtarak. Vengu gjithashtu dha edhe detaje nga marrëveshjet që do të nënshkruhen teksa theksoi se 8 do të jenë në fushën e mbrotjes.
“16 marrëveshje që shkruajmë sot 8 prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile. Kemi marrëveshjen e parë që prej 3 dekadash qe për herë të parë rinovojmë partneritetin tonë ushtarak me Italinë, për shumë arsye, brenda NATO-s, industrisë ushtarake që duam të kemi fokus nga të dy brigjet e Adriatikut.
Kemi dy marrëveshje që nën shkruhen nga Kajo dhe Finkantieri për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm në Pasharliman. Një arritje domethënëse. Një marrëveshje tjetër e Kajos dhe Leonardo e specializuar në teknologjitë ushtare, me fokus të veçante edhe në tryezën e dy kryeministrave,” tha Vengu.



