Vengu: Do vijojmë rritjen e pagave për të arritur mesataren e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një konferencë lidhur me rritjen e kapaciteteve të Forcës së Armatosur.

Vengu është ndalur në disa elementë kryesore, duke bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2025 dhe buxhetit të këtij viti 2026. Ministri shton se si një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, buxheti 2026 ka pësuar një rritje prej 12%.

“Do ndalem te disa elementë që strukturuan punën tonë vitin e kaluar në disa sfida dhe shtyllat kryesore të aktivitetit në 2026, duke nisur me elementët buxhetor që vinë si përgjigjie ndaj këtij realiteti.

Buxheti i 2026 nuk është një buxhet rutinë, në shumë aspekte është një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, për të zhvilluar industrinë, për të forcuar sovranitetin digjital dhe për të garantuar një Shqipëri si aleate e qëndrueshme në NATO.

Nuk është një buxhet paqeje romantike, është një buxhet i përballjes së menaxhuar dhe i sovranitetit kombëtar.

Këtë vit arrijmë vlerën 2.12 të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe nëse e krahasojmë me buxhetin e vitit 2025 kemi një rritje domethënëse prej 12%. Shtylla e parë e kësaj përpjekje buxhetore, është kapitali njerëzor si themeli i forcës tonë.

Do vijojmë politikën afatgjatë të rritjes së pagave, me synim që në vitin 2029 të arrijë mesataren e NATO-s”, ka thënë Pirro Vengu.

Të Fundit