Venecia në zi nga aksidenti tragjik/ Në autobusin e turistëve kishte të rinj, mes viktimave edhe fëmijë

Tragjik ishte aksidenti i mbrëmshëm në Itali, ku 21 persona humbën jetën. Ndërkohë, tragjedia thellohet edhe më shumë, pasi në autobus udhëtonin turistë të rinj, ndërsa mes viktimave janë dhe dy fëmijëve. Aksidenti ndodhi në mbikalimin e Mestres, provincën Venecias.

Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur. Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë problemet shëndetësore që mund të ketë shfaqur drejtuesi i mjetit, një 40-vjeçar italian, i cili ishte gjithashtu mes viktimave.

Rezulton se nga ana e shoferit nuk ka pasur asnjë shenjë frenimi. “Një tragjedi e madhe, qyteti është në zi”, tha kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro.

Aktualisht, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. “Jemi përballë një tragjedie të rinjsh”, tha një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit. Prefekti i Venecias informoi se: “Numri zyrtar i viktimave është 21 dhe 15 të lënduar, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”.

Të Fundit