Tre punonjës policie në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se gjendja e punonjësve të policisë është stabël dhe janë vetëizoluar.
Ndërkohë është vendosur tunel sanitar te Drejtoria e Policisë së Shtetit ku bëhet dezinfektim për punonjësit e Policisë. Efektivët kalojnë me maska përmes tunelit sanitar.
Sot ka shkuar në 416 numri i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë. Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orë kanë rezultuar 7 raste të reja me koronavirus.