Vendoset tavan për kreditë e shtëpive: 85% për banesën e parë, 80% e dyta

Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime për kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Masën e bëri të ditur guvernatori Gent Sejko, i cili tregoi tavanin për banesat e para dhe të dyta.

“Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Duke argumentuar këtë masë, Sejko tha se në raport me të ardhurat mujore, kësti i kredisë nuk do të jetë më I lartë se 40%.

“Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Ndërsa për shtëpinë e dytë raporti do të jetë kësti i kredisë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave”.

Këto ndryshime vijnë në në periudhë kur kërkesa për blerje prone në vend mbetet e lartë, ndërkohë që edhe shlyerja e kredive kryhet në kohë në 96% të rasteve.

Të Fundit