Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ‘Çështjen e Teatrit Kombëtar’.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se Gjykata Kushtetuese foli, ndërsa tanimë radhën e ka Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha.