Vullnet Muça, vëllai i Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” apo “i forti i Sukthit”, është shoqëruar nga Policia e Durrësit pasi ka kanosur drejtorin e Spitalit Rajonal, Renis Mullaj.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, ndërsa Muça është mbajtur për rreth 5 orë në komisariat. Policia ka nisur procedim penal ndaj tij për veprën “Kanosje për shkak të detyrës”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Pëllumb Muharremi, vëllai i Vullnet Muçës, është një emër i njohur për autoritetet. I njohur edhe si Aleksandër Laho, ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Durrës dhe më gjerë, por ka lëvizur i lirë për shkak të mungesës së provave. Ai ishte ndër të plagosurit në atentatin pranë mbikalimit të Shkozetit.