Veliaj: Stadiumi “Selman Stërmasi” trajtohet si kamping për festat e birrës dhe qofteve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030” për programin e zhvillimit të pronave publike.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj u ndal tek projekti për ndërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të cilin ka thënë se është pronë e bashkisë, por administrohet nga klubi.

Për këtë mënyrë administrimi, kryebashkiaku ka theksuar se nuk është mënyra më eficente për ta përdorur një stadium.

Erion Veliaj: Ne duam të ndërtojmë gjërat aty ku janë dhe shumë më të bukura nga se ishin. Mezi pres që në këtë raport që do të kemi me Aleksandrinë, të përdorim këtë shembuj të jashtëzakonshëm. Tirana e ka filluar këtë histori me shumë inferioritet. Ne kaluam në një histori kolektive, privatizo, prizatizo. Sot po shikojmë shtetin sipërmarrës. Shteti nuk pret si inferior, jep iniciativat. Unë jam vërtetë krenar sot. Pazari i ri ka një thirrje të pronës 3 deri në 4 herë. Këtu flasim për një energji të jashtëzakonshme që përhapet në të gjithë territorin e zonës ku ndodh investimi.

Kur filluam detyrën, Selman Stërmasi, vend i madh ku shiteshin makina të përdorura. Ishte një gazetar britanik që tek Selman Stërmasi përshkruante se si shumë prej taksixhive apo ata që shisnin makinat, rrotullonin kanotieret poshtë sqetullës dhe hiqnin pushin nga kërthiza. Sot na duket si një përrallë nga e kaluara dhe nuk ka lidhje fare me modernizimin që ka Tirana sot. Ai ishte imazhi që na ishte bërë rutinë. Sot kemi provuar falë vizionit të Kryeministrit se realitetet mund të ndryshojnë. Tirana sot është bërë epiqendra e turizmit.

Këto projekte nuk janë vetëm rikuperim i disa hapësirave, sot dua të sqaroj të gjithë tifozët se Selman Stërmasi është pronë e bashkisë, por administrohet nga klubi, i cili ka arritur në një konkluzion që fiton më shumë para duke dhënë më shumë për cirk dhe për festa birre se sa fiton nëse do e përdorte për stadium. Klubi sot është më kail të luajë në Lushnje se sa të luajë në Tiranë se ka më shumë leverdi për ta trajtuar si një kamping për festat e birrës dhe qofteve.

Nuk jam kundër tyre, por thjesht nuk më duket mënyra më eficente për ta përdorur një stadium. Stadiumi Selman Stërmasi ka qenë vizioni i lidershipit të Ministrisë së Brendshme në atë kohë që stadiumi Dinamo duhet të ishte një replikë e stadiumeve sovjektive të kohës, kështu që përpara se të fillojë histeria është e rëndësishme të listohen fakte dhe cila është vlera. Sot stadiumi Selman Stërmasi, fiks stadiumi sovjetik i Ministrisë së Brendshme dhe viteve të izolimit.

 

Të Fundit