Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e burgut. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj ka ndarë pamje nga shkolla “Edit Durham” në kryeqytet, ndërsa shkruan se është burgosur pa gjyq.
Veliaj shkruan ndër të tjera se dosja sipas tij është kopsitur enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.
“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët”, shkruan ai.