Veliaj i uron ditëlindjen djalit nga burgu: Gëzuar bir, ndjesë që s’të përqafoj dot

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar nga burgu djalin e tij me rastin e ditëlindjes përmes një postimi në rrjete sociale.

Djali i Erion Veliajt, Kajan, feston këtë të hënë 7-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen, biri im. Ndjesë që s’të përqafoj dot sot”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që Veliaj ndodhet në paraburgim pas akuzave të SPAK për korrupsion në Bashkinë e Tiranës, ndërsa pak ditë më parë u shkarkua nga posti i tij nga Këshilli Bashkiak për shkak të mungesës mbi tre muaj në detyrë – shkarkim që u miratua edhe me vendim të Qeverisë Shqiptare.

Erion Veliaj e ka kundërshtuar shkarkimin e tij duke bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Të Fundit