Veliaj drejt shkarkimit/ Vjen lëvizja e radhës së kryebashkiakut në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur datën 2 tetor për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë. Relatore në këtë çështje do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Ditën e djeshme anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak kanë firmosur në selinë e PS një dokument për shkarkimin e tij.

Veliaj vijon të jetë në paraburgim si i akuzuar për korrupsion.

Të Fundit