Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj. Ende mbeten ta paqarta rrethanat që çuan në humbjen e jetës së të riut. Nëna e tij ka deklaruar se i biri u arrestua për vjedhjen e një palë atleteve dhe një tapeti.
Familjarët akuzojnë policinë pasi pretendojnë se u dhunua në burg. Ata zhvilluan dhe një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë në orën 15:30.
“Ma morën djalin si kokra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Djali im nuk ka pasur agjë. Duam drejtësi për djalin tim. Ne dyshojmë për dhunë”, tha e ëma e rustemaj.
Kujtojmë se Jani Rustemaj u arrestua më 12 Prill për veprën penale të vjedhjes. Dy ditë më pas ai shfaqi shqetësimet e para shëndetësore, ndërsa që prej 17 prillit ndodhej i shtruar në QSUT në gjendje kome.