I vdekur “pasi ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij dhe ka thyer qafën”, ky ishte fati i ish-komandantit të Shërbimit Federal të Migracionit të Rusisë, Konstantin Romodanovsky.
Ai vdiq “në rrethana shumë të çuditshme”, siç raportohet nga kanali telegram VChK-OP. Ai cilësohet si njeriu i Putinit dhe veteran i shërbimeve sekrete të Kremlinit, ndërsa është përfshirë në listën e “dhjetëra vdekjeve misterioze gjatë luftës në Ukrainë”.
Shkaktarët e mundshëm të vdekjes janë hepatiti C, problemet me zemrën, komplikimet nga diabeti, ndërsa një burim tjetër tha se “ndoshta vdekja e tij lidhet me dehjen dhe humbjen e ekuilibrit”.
“Aksidente” të tilla u kanë ndodhur disa biznesmenëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë të FSB-së, të cilët ishin të lidhur ngushtë me të ashtuquajturin grupi Shën Petersburg-Petrozavodsk.