Një 19-vjeçar u sulmua i gjallë nga luanët në një kopsht zoologjik në Brazil të dielën, raportuan mediat lokale.
Sipas mediave lokale, 19-vjeçari, Gerson de Mello Machado, vuante nga probleme psikologjike.
Në një video të regjistruar nga vizitorët e Kopshtit Zoologjik Arruda Câmara, i riu shihet duke zbritur nga një pemë dhe menjëherë duke u sulmuar nga luanët.
Autoritetet lokale njoftuan se 19-vjeçari fillimisht u ngjit në një mur 6 metra të lartë, pastaj kaloi telin me gjemba dhe në fund përdori një pemë për të zbritur në kafazin e luanit.
Pas aksidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, duke pretenduar se kompania po zbatonte të gjitha masat e sigurisë.



