Vdekja e tre fëmijëve në Greqi, zbulohet substanca e dytë vdekjeprurëse që e ëma i dha së bijës 9-vjeçare

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 3 vajzave në periudhë kohore të shkurtër nga e ëma e tyre Roula Pispirgou.

Protothema shkruan se policia ka zbuluar të dhëna të reja për vdekjen e 9-vjeçares Xheorxhina në Patra.

Dyshohet se e ëma e tre vajzave u jepte fëmijëve të saj substanca të rrezikshme në formën e ilaçeve për të sjellë kështu vdekjen e tyre të ngadalshme, pa rënë në sy.

Megjithatë në lidhje me akuzën ka prova vetëm për vdekjen e Xheorxhinës, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Sipas analistëve, në të tre rastet, gjendja shëndetësore e vajzave nuk parashikonte se ato do të përfundonin në vdekje, me mjekët që secilin rast shprehën fillimisht optimizëm për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe habinë e tyre për vdekjen e papritur të vajzave.

Sipas ekzaminimeve të fundit toksologjike rezulton se përveç ketaminës në trupin e Xheorxhinës u gjetën dhe benzodiazepi., një substancë që përdoret për përgatitjen e ilaçeve me veti hipnotike dhe relaksuese muskulare.

Sasia e madhe shkakton komplikacione të forta, e për këtë arsye përdorimi i tij duhet të kufizohet vetëm pas vëzhgimit të mjekut. Specialistët thonë se përzierja e ketaminës me benzodiazepinë kanë veti shkatërruese për trupin e njeriut duke e çuar në vdekje.

Sipas dokumentit të analizave toksikologjike, substancat e gjetura janë: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobaza. Sipas dokumentit të datës 24 mars 2022 nga hulumtimi i kryer në laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut në trupin e Xheorxhinës dhe në kampionin e gjakut janë gjetur substanca antiepileptike që me sa duket i janë administruar fëmijës nga mjekët e spitali : ketamina, tiopental, propofol) dhe benzodiazepina (diazepam, alprazolam, flunitrazepam, etj.), përkatësisht: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobazam (benzodiazepinat), ketaminë, norketamil, lidokainë.

Zbulimi i analizave toksikologjike dhe fakti që nëna i ka dhënë edhe ketaminë fëmijës , krijojnë një skenë horror për atë që po kalonte vogëlushja muajt e fundit të jetës së saj. Përdorimi i këtyre barnave, që i përkasin kategorisë së anksiolitikëve në kombinim me anestetikë si ketamina, krijuan një “koktej” mjaft toksik që solli vdekjen trupin e 9-vjeçares.

Kur ndërruan jetë dy vajzat e tjera

Vajza 3-vjeçare dhe 8-muajshe vdiq më 13 prill 2019 në spitalin pediatrik “Paidon”, ku u shtrua me leuçemi në një fazë shumë të hershme. Mjekët e Malenës vlerësuan në atë kohë se sëmundja e saj ishte plotësisht e shërueshme dhe se së shpejti fëmija do të kthehej në shtëpi në Patra.

Fëmija më i vogël i Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis, Iris 6-muajshe, vdiq në gjumë , në shtëpinë e familjes në Patras, në mars 2021. Ajo ishte në të njëjtën dhomë me Xheorxhinën.

Në të dyja rastet dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga substancat toksologjike vdekjreprurëse që e ëma i ka dhënë fëmijëve.

Të Fundit