Vdekja e Shpat Kasapit, reagon e prekur ish-bashkëshortja: E le Roelin jetim

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur. Përmes një Instastory ajo ka zbuluar se këngëtari ka ndërruar jetë në duart e saj.

Ish-bashkëshortja e prekur nga vdekja e Kasapit shton se ai la djalin e tyre jetim në një moshë kur ka më shumë nevojë për të. Këngëtari u nda nga jeta këtë mërkurë pasi nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

Ndrove jete në krahet e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në ltali, qe te mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më te mire. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa te afert kemi qene, sa bashkëpunues në privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë per ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk eshte me? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja te na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën keshtu, o jetë?

Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu te deshi pranë vetes por une mezi pres te zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, shkruan ajo.

Të Fundit