Vdekja e Lear Kurtit, Meta: Të japë dorëheqjen Edi Rama dhe Bledi Çuçi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar largimin nga detyra në mënyrë të menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai gjithashtu kërkoi dhe procedimin penal të kreut të AMP-se Ardi Veliut të cilin e akuzoi si manipulator.

Ndërkohë i bëri thirrje prokurorisë të zbardhe vdekjen e Lear Kurtit pa u ndikuar nga presioni qeveritar.

Deklarata e Metës:

Jo më larg se 100 metra nga truama pse nuk u transportua direkt në spital por në komisariat

Si u lejua që dhe në krevatin e spitalit i shtruar Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?
A kanë pasur kamera trupi policët?

A kanë funksionuar kamerat në komisariat?

A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është regjistruar?

Nëse ka gëlltitur qesen pse nuk u pritën analizat toksikologjike?

Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas tek gëlltitja e qeses?

A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?

Janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë prezent në vendngjarje e nënës së tij që pasqyrojnë veprimet barbare e të dhunshme të policisë së Ramës.

Policia e Edi Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta, me policë të maskuar me xhupa që sillen si kriminelë e që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre.

Kjo situatë kriminale që ka mbështetës e frymëzues Ramën ka zgjidhje largimin e menjëhershëm të Ramës, ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjës të krimeve shtetërore të përsëritura, të procedohet Ardi Veliu, manipulues.

Prokuroria të zbardhë ngjarjen jashtë çdo ndërhyrje e presioni qeveritar.

Koha nuk pret për të parandaluar vrasje të tjera nga policia e patronazhistëve të Ramës që i duhet vetëm për të vjedhur vota e për të dhunuar qytetarët.

Të Fundit