Vdekja e 8-vjeçarit, banorët e Peqinit PROTESTË: Na rrezikohet jeta!

Banorë të Njësisë Administrative Pajovë kanë zhvilluar një protestë masive për të sensibilizuar strukturave shtetërore për marrjen e masave që të eliminohet rreziku nga aksidentet rrugore.

Duket iu drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët kanë kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore, ngadalësuesve të shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin-Pajovë-Elbasan.

Protesta vjen pas aksidenteve të shumta me pasoja për jetën.

Pak ditë më parë në Pajovë humbi jetën nga aksidenti një 8-vjeçar, çka nxiti më tepër zemërimin e banorëve.

Ata deklarojnë iu rrezikohet jeta dhe masat janë emergjente.

Të Fundit