R.B, edukatorja 27-vjeçare në një kopsht privat në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, do të dal sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores, lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia. Redina Binjaku do të përfaqësohet nga avokati i saj para togave të zeza.
Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi.
Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.
Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.