Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili humbi kontrollin mbi mjetin tip BMW dhe për pasojë makina “fluturoi” nga ura e Dajlanit, duke shkaktuar vdekjen e 18-vjeçares Vikena Greku.
Xhaxhaj u arrestua në spital dhe akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin në gjendje të dehur, duke u përplasur me barrierat anësore të urës dhe duke rënë nga ajo.



