Vdekja e 12-vjeçarit, Spitali i Korçës: U largua me dëshirën e familjes, por u rikthye në gjendje të rënduar

Spitali i Korçës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit me iniciale L. S., nga Pocesta e Maliqit. pas shfaqi probleme shëndetësore.

Mjekët sqarojnë se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe në datën 31 Dhjetor, me dëshirën e prindërve, është larguar për në banesë.

“Gjate shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.

Në datën 7 Janar, kur 12-vjeçari është paraqitur sërish në urgjencën spitalore të Korçës “është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situate shumë të rënduar në spital”, njoftojnë bluzat e bardha.

Por, theksojnë për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore.

Saktësohet, në reagim, se rasti është ndjekur me përparsi në spitalin e Korçës nga personeli shëndetësor.

Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër. Nga ana tjetër  Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Të Fundit