Vau i Dejës, kapen në flagrancë dy persona duke kultivuar kanabis në Fshat të Ri

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”.

Ata u kapën duke kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fshati i Ri, në Vau të Dejës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.“-thuhet në njoftim policie.

Policia bën me dije se “nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri”.

Të gjitha bimët narkotike janë asgjësuar në vendngjarje “me anë të djegies”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit