Varianti i ri i koronavisrusit, i njohur si KP.3, po përhapet me shpejtësi kryesisht në SHBA, por edhe më gjerë. Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, KP.3 është pjesë e një grupi të njohur si “Variantet e FLiRT”. Deri më tani, KP.3 është përgjegjës për 25% të rasteve me COVID-19 dhe pritet të jetë varianti dominues përgjatë gjithë verës. Krahasuar me variantet që i paraprinë, KP.3 është më pak vdekjeprurës, kjo edhe falë mbrojtjes së ofruar nga vaksinat dhe imunizimit të përhapur.
Cilat janë simptomat e KP.3?
Simptomat mund të ndryshojnë nga njeriu në njeri. Megjithatë më të zakonshmet janë:
Ethe
– Kollë
– Vështirësi në frymëmarrje
– Lodhje
– Dhimbje muskujsh ose trupi
– Dhimbje koke
– Humbje e shijes ose nuhatjes
– Dhimbje fyti
– Të vjella
– Diarre
Për shkak se simptomat e COVID-19 dhe veçanërisht e këtij varianti të ri janë shpesh të ngjashme me ato të alergjive ose të ftohjes së zakonshme, mjekët paralajmërojnë se e vetmja mënyrë për ta ditur me siguri është të bëni një test për COVID. Gjithashtu, ata apelojnë që të shmangen aktivitetet në ambiente të mbyllura dhe sigurisht vaksinimin si forma më e mirë mbrojtëse ndaj virusit