Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbulon numrin e personave të vaksinuar nga koronavirusi deri më tani në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shprehet se ka shkuar në 1,138,771 numri i vaksinimeve që prej fillimit të këtij procesi.
Ndërsa me konfirmimin e pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Manastirliu i bën apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID, si të vetmet mënyra për të penguar përhapjen e këtij virusi.
Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi. Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.