Vajza vrau babain, flet vëllai i viktimës: Kishte mbi 2 vjet që nuk flisja me të, nuk e linte gruaja

Sot, më 24 korrik, në Frashër të Fierit u zbulua një ngjarje shumë e rëndë. Anesti Rama, 56 vjeç, u mbyt me tel nga e bija, Emalinda, 26 vjeç.

Një prej vëllezërve të viktimës, tregoi për mediat se mes tij dhe gruas V. Rama kishte konflikte dhe për këtë ishin në dijeni familjarët. Sipas tij, gruaja e kishte deklaruar më përpara që nuk e donte më burrin.

Vëllai i viktimës tha për mediat se kishte mbi dy vite që nuk fliste me vëllain pikërisht për shkak të bashkëshortes së tij.

“E kemi ditur dhe më përpara. Nuk shkonin. Ajo thoshte nuk e dua më burrin. E merrni thoshte mbajeni ju, merrni pensionin bëni çfarë të doni. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim”, tha F. Rama, vëllai i viktimës.

Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë është arrestuar vajza e viktimës ndërsa bashkëshortja e tij është shoqëruar në polici.

Sipas autoriteteve, pas krimit nëna dyshohet se ka ndihmuar të bijën të pastrojë trupin e 56-vjeçarit. Megjithatë hetimet për këtë rast po vijojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes

Të Fundit