Vajza trangjinore e Elon Musk reagon pas fitores së Trump, bën deklaratën e fortë

Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka shprehur zhgënjimin e saj për fitoren e Donald Trump dhe ka theksuar se nuk e sheh të ardhmen e saj në Shtetet e Bashkuara, për shkak të klimës politike dhe tensioneve në rritje ndaj komunitetit LGBTQ+.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Wilson pritet të largohet nga SHBA-të gjatë qeverisjes së Trump.

Marrëdhëniet midis saj dhe të atit Elon Musk, kanë qenë të tensionuara që nga viti 2022. Ajo ka akuzuar babain e saj për trajtim të dhunshëm, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë më lidhje me të.

Në një seancë gjyqësore, Wilson tha se nuk dëshironte më asnjë lidhje me babanë e saj biologjik.

Ajo ka hedhur poshtë edhe akuzat e Musk se është “mashtruar” lidhur me vendimin e saj për të ndryshuar gjininë, duke nënvizuar se ishte plotësisht e vetëdijshme për zgjedhjet mjekësore që kishte ndërmarrë.

Wilson gjithashtu ndau episode nga fëmijëria e saj, ku ajo pretendon se ishte trajtuar ashpër për mënyrat e saj femërore.

Të Fundit