Momentet e mëposhtme vijnë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku 25-vjeçarja Enkeleda Trungu, rrezikoi mbytjen në një pishinë në periferi të kryeqytetit. E reja aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sikurse duket në pamje 25-vjeçarja ka qenë në pishinë bashkë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili fillimisht ka në dorë një telefon dhe po filmon teksa vajza zhytej.
Pasi qendrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk shfaqet asnjë person tjetër pranë, Enkeleda zhytet në ujë dhe nuk del më.
Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë.
Djali më pas thërret që dikush ta ndihmojë, dhe pak më vonë shfaqet stafi i pishinës që zhyten në ujë dhe nxjerrin nga pishina vajzën.
Në video duket se ata nisin t’i bëjnë 25-vjeçares frymëmarrje artificiale, për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit që ajo kishte pirë.
Tashmë e reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa në kërkim është shpallur administratori i kompleksit, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”