Një 40-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë në Vlorë këtë të shtunë.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, G.Z., 40-vjeç banues në Vlorë është arrestuar.
40-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Teksa hetimet vijojnë, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë,
Komisariati i Policisë Vlorë:
arrestoi shtetasin G. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.