“Mbi 1,600 fëmijë raportohet se janë vrarë në dy javë të bombardimeve në Gaza”. Lajmi eshte dhene nga organizata Unicef.
Më shumë se 4,200 të tjerë raportohet se janë plagosur. Vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve, sulmet në spitale dhe shkolla, dhe mohimi i aksesit humanitar përbëjnë serioze shkeljet e të drejtave të fëmijëve. Njerëzimi duhet të mbizotërojë.”, thuhet ne deklaraten e Adele Khodr, drejtoreshë rajonale e Unicef-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Nga ana tjeter behet e ditur se të paktën 17 punonjës të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
“Deri më tani është konfirmuar vdekja e 17 kolegëve tanë në këtë luftë brutale. Por sipas të gjitha gjasave shifra reale është edhe më e lartë”, ka bërë të ditur komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.