“Unë isha në burg për lëndë narkotike” Shpallet fituese për rindërtimin e shtëpisë,ngel mes rrënojave

Jemi në Bastar të Mesëm, ku takojmë zonjën Bukurije Fejza, një grua e vetme, pa familjarë dhe pa të ardhura të qëndrueshme. Shtëpia e saj u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019, kohë kur ajo ndodhej në burg për mbjellje të paligjshme lëndësh narkotike. Pas daljes, Bukurija bëri aplikimin për rindërtim dhe u shpall fituese për një grant prej 22 milionë lekësh të vjetra. Këstin e parë, rreth 13 milionë lekë, e mori, por procedurat u ndalën aty.Fillimisht punoi me një inxhinier, i cili nuk e çoi procesin përpara. Më pas mori një inxhiniere të dytë, e cila pretendon, se Bashkia e Tiranës ka refuzuar lejen e ndërtimit dhe se nuk mban përgjegjësi për fazat e para. Ndërkohë, Bukurija thotë, se ka muaj që pret, ndërsa shtëpia mbetet e rrënuar. Gazetarja e “Stop” kërkoi sqarime në bashkinë e Tiranës, por aty thanë, se emri i Bukurijes nuk figuron fare në sistem, sepse njësia administrative nuk ka dërguar dokumentet. Nga ana tjetër, njësia e fajëson vetë Bukurijen, se nuk ka bërë kërkesën për vazhdimin e fazës së dytë.Inxhinierja këmbëngul, se ajo vetë ka aplikuar për lejen e ndërtimit, por kërkesa është refuzuar, dhe nuk e di, sesi Bukurija e ka marrë këstin e parë pa pasur lejen.

Të Fundit