Kryetari i bashkisë Erion Veliaj për Klan Neës ka treguar nëse do kandidojë sërish si kryetar bashkie. Ai shprehte se së bashku me kryeministrin Rama do respektojnë formalisht të gjitha forumet e partisë dhe vetëm kur të formalizohet do fillojë fushatën zyrtare.
Gazetarja: Disa ditë më parë ju ishit në një takim së bashku me kryeministrin Rama në Zall-Her dhe a ishte ky një konfirmim nga ana e tij për të qenë ju sërish si kandidat në krye të Bashkisë së Tiranës? Ekzaktësisht Edi Rama tha “Lali Eri është këtu”.
Erion Veliaj: E dashur unë dhe Edi shkëmbejmë batuta non stop, tërë kohën, në çdo takim e në çdo mbledhje që kemi. Megjithatë edhe unë edhe kryeministri kemi mësuar që do të respektojmë qoftë edhe formalisht të gjitha forumet e partisë. Kështu që të gjitha kandidaturat e imja dhe e 60 të tjerëve do të duhet që të formalizohet në kryesinë e PS-së ashtu siç kemi bërë gjithmonë, kështu përtej batutave ne do të kryejmë të gjitha formalitetet, do dëgjojmë kryesinë çfarë vërejtjesh dhe propozimesh ka dhe vetëm kur të formalizohet do fillojmë fushatën zyrtare. /tvklan.al