Sot tatimi është 15% dhe rëndon buxhetin e qytetarëve në shitblerjen e një prone, dhe ulja e normës pritet të zyrtarizohet në pjesën e parë të tetorit.
Rivlerësimi është një proces, ku qytetari përfiton, pasi rrit vlerën e pronës, paguan një taksë më të ulët nëse dëshiron ta shesë, krijon lehtësi në marrjen e kredisë dhe mban larg zyrat përmbarimore.
Me një shembull të thjeshtë, nëse pas viteve 90’ keni blerë në Tiranë një pronë 20 000 euro dhe do e shisni sot 120.000 euro, matematikisht do të fitoni 100.000 euro. Por, nga ky transaksion shteti do t’u mbajë tatim 15 mijë euro, ndërsa me rivlerësimin që do të hyjë në fuqi, do të paguani 10 mijë euro më pak.
Nga publikimi i nismës së mazhorancës për të ofruar rivlersim pronash me një tatim të reduktuar që nga fillimi i vitit, tregu ka pësuar stanjacion pasi qytetarët dhe bizneset kanë frenuar shitjet.
Me miratimin e tatimit të ri, në procedurë, ka dy rrugë rivlerësimin e pasurive të luajtshme; me ekspertë të Agjencisë së Kadastrës ose me ekspert privatë të licencuar.
Nisma për rivlerësimin u propozua në pranverë, por nuk u miratua pasi mungonte një hartë e plotë dhe e përditësuar me çmimet referencë, si për Tiranën, ashtu edhe për bregedetin, të cilat mbajnë peshën më të madhe të transaksioneve.