“Kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Do të ketë një luftë botërore”.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për programin ‘World News Tonight’, në ABC.
Zelensky deklaroi se Presidenti rus, Vladimir Putin, është kriminel lufte.
Të gjithë ata që kanë ardhur në tokën tonë, të gjithë ata që kanë dhënë urdhra, janë kriminelë lufte.
Gjatë intervistës, Zelensky tha përmes një përkthyesi qeveritar se vendit të tij i mungon epërsia ajrore, duke vënë në dukje bombardimin e infrastrukturës civile me raketa ruse.
Ai tha se e kishte ndarë këtë pikëpamje me Presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë një telefonate të hënën.
Jam i sigurt se ukrainasit janë të përgatitur të qëndrojnë kundër Rusisë gjatë gjithë jetës së tyre. Ne do të durojmë, dhe edhe nëse ata vijnë në të gjitha qytetet tona, do të ketë kryengritje, luftë kryengritëse. Askush nuk do ta heqë pavarësinë tonë.