‘Ukraina digjet, çifti Zelensky pozon’, kopertina në Vogue ndez gjakrat

Ndërsa Ukraina vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë në tokën e saj, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky së bashku me gruan e tij dhe Zonjën e Parë, Olena Zelenska u shfaqën në kopertinën e revistës së famshme Vogue America.

Kjo ka ndezur gjakrat në rrjete sociale teksa të shumtë ishin ata që thanë se ‘njerëzit po vuajnë’ dhe se kjo lëvizje ishte tejet e patakt.

Në intervistën e tyre çifti ka folur për gati dy dekadat e tyre të martesës si dhe jetën në familje, sfidat si pasojë e luftës në Ukrainë etj.

Por si pjesë e kësaj interviste ata kanë bërë edhe një ‘seancë fotografike’ , një praktikë e zakonshme kjo, për këdo që bën një interiviste me revistën Vogue.

Një tjetër foto tregonte gruan e Zelenskit, e veshur me fustan të zi dhe pallto, duke pozuar para rrënojave të shkaktuara nga lufta, ndërsa ushtarët e ruanin atë, dhe kjo i ka shtyrë shumë njerëz ta kritikojnë Presidentin e Ukrainës dhe Zonjën e Parë.

“Gjatë një lufte, ju ose qëlloni kundërshtarin tuaj ose ju qëlloni… ” nga Vogue. (PS: Asnjë baba i flokëve dhe grimit nuk u dëmtua në krijimin e këtij kopertinë)”, shkroi një person në Twitter së bashku me një filmim një foto nga fotosesioni i çiftit për Vogue.

“Lufta nuk është Instragram”, “Lufta nuk është modë!”, “Ka njerëz që vuajnë”, ishin disa nga reagimet.

Ndërkohë një tjetër komentues shkurante me ironi se: “Asnjë nga punonjësit e grimit dhe flokëve nuk u dëmtuan gjatë krijimit të kësaj kopertine!”.

Të Fundit