UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi.
Në publikimin në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës është shënuar “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.
Megjithatë, edhe pse UEFA e ka zyrtarizuar, në pritje të asaj date mund të ketë ndonjë të papritur, ku për shkak të shqetësimeve të sigurisë ndeshja mund të spostohet në ndonjë nga stadiumet e tjera në vend.