Udhëtimet nga Rinasi/ TIA njoftim për pasagjerët: Tamponi PCR mund të kryhet në aeroport, antigeni jo

Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se tamponin PCR mund ta bëjnë edhe në aeroportin e Rinasit para udhëtimit.

Ndërkohë testi antigen nuk kryhet në aeroport.

Disa vende të BE kanë hequr kufizimet për Shqipërinë dhe duke zbatuar masat qytetarët e vendit tonë mund të udhëtojnë me avion nga Rinasi.

NJOFTIMI NGA TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Të Fundit