“Udhëtim drejt rinisë time”, Berisha sfidon moshën, ngjitet në këmbë në majën e Çorovodës: Malet, bjeshkët janë epike! (FOTO)

Sali Berisha ka ndarë përvojën e tij të veçantë nga ngjitja në majën e Çorovodës, në 1800 metra lartësi, duke e quajtur këtë aventurë “udhëtim drejt rinisë sime”.

Ai tregon se udhëtimi e riktheu në verat e fëmijërisë, kur çdo majë, çdo luginë dhe lumenjtë me ujë kristaltë ishin pjesë e ditëve të jetës së tij alpine. Rrugët e malit kalonin mes bredhave madhështorë dhe vilave druri të banorëve lokalë, dhe Berisha refuzoi përdorimin e makinës për të përjetuar çdo hap të ngjitjes.

Pas afro 10 mijë hapash, ai arriti në majë, ku e pritën pamje mahnitëse: Kosova nga njëra anë, Sanxhaku nga tjetra, një liqen i vogël si diamant dhe një fermë kuajsh të racave të ndryshme. Berisha ndjeu emocione të forta teksa u rikthye pas pasionit të fëmijërisë për kalin dhe natyrën.

Në majë, ai nuk harroi historinë e dhimbshme të zonës, duke përmendur masakrat e kryera gjatë luftës së fundit nga ushtria serbe, duke lidhur bukurinë e bjeshkëve me kujtesën historike të popullit shqiptar.

Pasditen e tij Berisha e mbylli me kthimin tek mikpritësit dhe miqtë, duke falënderuar për organizimin dhe mundësinë për një eksperiencë kaq të veçantë. Ai përfundon postimin e tij me një konstatim: malet dhe bjeshkët janë epike, dhe momentet e tilla rikthejnë shpirtin dhe pasionin e fëmijërisë.

Postimi i Berishës;

Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku me mikpritësin Ganiun, familjarët e tij dhe miqtë gjermanë, si dhe me Abi Malltezin dhe Genti Strazimirin, nisëm udhëtimin drejt Majës së Çorovodës, rreth 1800 m lartësi. Këtë udhëtim e quajta “udhëtimi drejt rinisë time”, ose më saktë, rikthim në rininë time. Deri në moshën 27-vjeçare, çdo verë e kam kaluar në bjeshkë, në Alpe. Udhëtimet e gjata, ngjitjet në maja, herë edhe të thepisura, si alpinist popullor dhe noti në ujërat e kristalta të lumenjve, që shpesh vinin nga shkrirja e borës, së bashku me leximin plot pasion të librave, mbushnin ditët e jetës sime “alpine”. Kisha ngjitur çdo majë që rrokte syri, nga Shkelzeni te Lugu i Gusanit, përballë Gjerovicës.

Të Fundit