U zunë për telekomandën e televizorit, 38-vjeçari qëllon për vdekje shokun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 38 vjeçar ka vrarë shokun e tij pas një sherri për telekomandën. 38-vjeçari Richard Beno akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Dominic Scott Hayes javën e kaluar.

Krimi u zbulua mesditën e së enjtes së kaluar kur policia u njoftua nga Beno për të shtënat që kishin ndodhur rreth 6 orë më parë. Sipas dëshmisë së tij, atë e kishte zënë gjumi në divan kur ishte zgjuar nga zhurma që kishte bërë 27-vjeçari në kuzhinë.

Më pas, tha 38-vjeçari, 27-vjeçari e pyeti vazhdimisht se ku ishte telekomanda, ndërsa 38-vjeçari e injoronte.
Megjithatë, kur ngriti batanijen, 38-vjeçari i arrestuar pretendoi se e kishte parë 27-vjeçarin duke mbajtur dy thika dhe më pas mori revolverin që kishte në posedim dhe filloi të qëllonte përpara se të ikte në dhomën e tij.

Në fund duke u përpjekur të justifikonte se përse iu deshën gjashtë orë për të lajmëruar policinë, 38-vjeçari tha se nuk e kishte vënë re që shoku ishte qëlluar pasi mendoi se plumbat nuk e kishin goditur dhe për këtë arsye shkoi të flinte.

 

Të Fundit