U zhduk pa gjurmë për 10 orë, Daniel Shima kthehet te familja, u largua në jug pas sherrit me të dashurën

Ish- zv Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.

Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.

Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij.

Ai nuk ka dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.

Të Fundit