U zhduk pa gjurmë në mal, gjendet trupi i pajetë i të riut në Has

Gjendet trupi i pajetë i të riut në Has që prej 4 ditësh kishte humbur kontaktet me familjen.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ajet Lleshi, i cili kishte humbur në mal. Ai kishte njoftuar familjarët se ishte bllokuar në mal për shkak të borës, ndërsa sot u gjet i pajetë.

Ndonëse për ditë me radhë vijuan kërkimet, vetëm sot është gjetur trupi i tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Të Fundit