Sindi Manushi është një 31-vjeçare me origjinë nga Elbasani e cila është bërë shqiptarja e parë që mundi të zgjidhet në një post kryebashkiaku në një qytet në Itali.
Manushi fitoi zgjedhjet lokale në qytetin e vogël Pieve di Cador. Në një intervistë të dhënë për Euroneës Albania, 31-vjeçarja rrëfeu vështirësitë e rrugëtimit të saj nga emigrimi deri në triumfin në zgjedhje. Ajo tha se ka emigruar në Itali me familjen në moshën 9-vjeçe dhe se fillimet kanë qenë tepër të vështira. Ajo nënvizoi se u arsimua për juridik dhe aktualisht punon si avokate. Shtoi se politikën e ka pasur një passion, të cilin mundi ta materializonte në këtë fitore.
Unë kam shkuar në Itali kur kam qenë 9-vjeç, kam bërë deri në klasën e 3-të në Shqipëri. Kam studiuuar këtu, kam mbaruar juridikun dhe tani jam me profesion avokate. Fillimet kanë qenë shumë të vështira. Si çdo emigrant fillimet nuk kanë qenë të lehta. Ne patëm fatim të vijmë në një qytezë të vogël ku të gjithë njihen.
VItet e fundit ka patur një zhvillim për sa i përket shqiptarëve, pasi në fillim në vitet 90 kemi pasur një faë të keqe dhe të pamerituar. Por vitet e fundit ka pasur zhvillim nga kjo pikëpamje.
Kam pasur dhe diskriminime nga një pjesë e popullsisë që është e djathtë dhe ndjek ato trended e të djathtës ksenofobe italiane”, tha ajo.