U vra nga i dashuri 15 vite më i ri, kush është 52-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të hënë në qytetin e Pogradeci, ku një grua 52-vjeçare, Kozeta Teço, u vra në mënyrë makabre dhe më pas shtëpia e saj u përfshi nga flakët.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të krimit, 37-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili aktualisht ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e vrasjes.

Nga burimet paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie intime me autorin.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa zjarri që pasoi vrasjen ka shkrumbuar pjesën më të madhe të banesës së viktimës.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetën e gruas.

Hetimet vijojnë në disa pista, përfshirë atë të një konflikti të mundshëm personal mes dy personave.

Të Fundit