U vra në atentatin në Shkodër/ Kush është viktima Armando Pali, punonjës i IKMT

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Nga breshëria e plumbave të kallashnikovit ka mbetur i vrarë Armando Pali, ndërsa në gjendje të rëndë janë plagosur Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogen Brajoviç), një tjetër person dhe një grua.

Viktima Armando Pali ka qenë më parë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe aktualisht punonte në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të qytetit ndërsa Erogen Vaso nuk është i panjohur për organet e rendit, pasi emri i tij u përmend në vitin 2023 në lidhje me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Dyshohet se Erogen Vaso ka qenë shënjestra kryesore e atentatit, ndërsa ai dhe viktima Armand Pali ndodheshin së bashku në lokal në momentin e sulmit. Gruaja e plagosur gjithashtu po pinte kafe në të njëjtin lokal.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për autorin e drejtpërdrejtë të sulmit apo për një bashkëpunëtor.

 

 

Të Fundit