U vaksinua 16 ditë më parë bashkë me Ramën, infektohet me COVID-19 mjeku Pëllumb Pipero.

TIRANË
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Mjeku ka rezultuar pozitiv, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer më 11 janar të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë, ndërsa mjeku Pipero është rasti i parë në vendin tonë që infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama. Të gjithë të vaksinuarit pritet të marrin së shpejti dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Të Fundit