U tha se u përplas me zogj, rrjeti mbushet me teori pas pamjeve të avionit të rrëzuar: Trupi plot me vrima

Rrëzimi i avionit të pasagjerëve në Kazakistan ditën e sotme, tronditi mbarë botën, teksa pamjet e filmuara qartësisht të momentit kur avioni tentonte stabilizimin në ajër, kanë bërë xhiron.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta. Zyrtarisht nuk ka ende një raport për atë që ndodhi, duke e detyruar pilotin të devijojë udhëtimin për në Gronzy të Çeçenisë dhe të kryente ulje të detyruar në Aktau, Kazakistan.

Fillimisht u raportua se avioni mund të ishte përplasur me një tufë zogjsh në ajër.

Por në rrjetet sociale kanë shpërthyer teoritë e ndryshme. Veçanërisht një prej tyre ka tërhequr më tepër vëmendje, pasi në pjesë të avionit në tokë janë filmuar vrima të shumta.

Kjo ka ngjallur dyshime se avioni mund të jetë qëlluar gabimisht nga një sistem mbrojtës ajror rus, duke e ngatërruar atë me një dron ukrainas.

Kjo teori është mbështetur edhe nga disa bloger-a rusë në raportimet e tyre në kanalet e Telegram.

Të Fundit