Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në media një shkrim i “Daily mail”, ku thuhej se një blogere ishte shprehur se nuk ishte ndjerë e sigurt gjatë pushimeve në Shqipëri.
Madje në artikull thuhej se 19-vjeçarja, Eve Kovac ishte shprehur se e kishin ngacmuar dhe disa burra, pavarësisht se në krah mund të kishin bashkëshortet e tyre.
Mirëpo kjo gjë duket se nuk është shumë e vërtetë. 19-vjeçarja në rrjetet sociale ka postuar shkrimin, teksa shkruan se e ka “dashuruar Shqipërinë”.
“Nuk më pëlqen mënyra se si është bërë artikulli.
E kam dashuruar Shqipërinë! Kjo është për të mos folur sërish në një artikull”, ka shkruar ajo.