U tentua të eliminohej në shtëpinë e tij, reagon Netanyahu: Asgjë s’më ndalon!

Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij, në Cezare, këtë të shtunë.

Në një video të postuar në Twitter, kryeministri izraelit pyetet: “Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?” . Dhe ai përgjigjet: “Jo, asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore”.

Sipas mediave arabe, një burim nga zyra e kryeministrit izraelit tha se “Irani ishte ai që tentoi ta vriste atë”.

Ai dhe gruaja e tij nuk gjendeshin në shtëpi në momentin e sulmit.

Rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes, tha zyra e kryeministrit në Izrael.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti

Të Fundit